Historiku

1975
Themelet e Kompanisë Kurum hidhen me krijimin e Kürüm Iron.
1994
Themeluesi dhe aksioneri më i madh i grupit , Haşmet Bedii Kürüm , përparoi në sektor duke blerë një Fabrikë Petëzimi në Zonën Industriale e Kocaelit - Gebze. Kështu prodhimi hekurit për ndërtim i petëzuar në të nxehtë, filloi si biznesi kryesor i Grupit.
1998
Ballkani, ndër vlerat në rritje të ekonomisë globale , është përzgjedhur si objektiv në strategjinë e zgjerimit të Grupit . Në përputhje me vendimet e marra të investimeve, kombinati më i madh i prodhimit të hekur-çelikut në Ballkan, bashkë me planet e privatizimit në Shqipëri, u vu në funksion.
2001
Kürüm Iron kaloi në vendin e 495-të në listën e "Top 500 Ndërmarrjeve Industriale të Turqisë", përgatitur nga Dhoma e Industrisë së Stambollit bazuar në një vlerësim të shifrave të shitjes së kompanive konkuruese.
2002
Me investimet e bëra në Shqipëri, në bazën e prodhimit të Kurumit në Ballkan, fabrikat e oksigjenit dhe gëlqeres janë vënë gjithashtu në funksion përkrah atyre të hekurit dhe çelikut. Për më tepër, Kosova e Re (Kosovo E Re Insurance Company S.A.) është themeluar duke hyrë në partneritet me Qeverinë e Kosovës, në përputhje me një projekt të ri të investimeve jashtë shtetit. Pas një periudhë të shkurtër kohe, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës, Kurum mori të gjitha aksionet e kompanisë. Kürüm Iron ngjitet në vendin 372 në listën e "Top 500 Ndërmarrjeve industriale të Turqisë ", sipas deklaratës publike të bërë nga Dhoma e Industrisë së Stambollit.
2003
Kürüm Iron ngjitet në vendin e 285-të në listën e "Top 500 Ndërmarrjeve industriale të Turqisë ".
2004
Kürüm Iron ngjitet në vendin e 233 në listën e "Top 500 Ndërmarrjeve industriale të Turqisë ".
2005
Kürüm Construction fillon aktivitetin e saj duke përfituar nga sinergjia e grupit dhe me njohurinë dhe eksperienca në këtë sektor.
2006
Përpjekjet e institucionalizimit u përshpejtuan. Në këtë kuptim, veprimtaritë e Grupit u mblodhën nën ombrellën e Kompanisë “Kürüm Holding”. Prodhimi i profileve të hekurit fillon në Shqipëri nën ombrellën e “Kurum International”. Blloqet BIMS objekte të prodhimit të Kurum Construction në Dijarbakir, Turqi janë vënë në funksion. Kürüm Iron ngjitet në numrin 208 në listën e "Top 500 Ndërmarrjeve industriale të Turqisë ".
2007
Në fund të përpjekjeve të rritjes së kapaciteteve, kapaciteti i prodhimit të hekurit në “Kürüm Iron” u rrit në 444.600 ton, ndërsa i “Kurum International” në 550,000 ton.
2008
“Kurum Gëlqere” ( Lime ) filloi operacionet e saj në ombrellën e “Kurum International”. Përpjekjet e investimeve janë iniciuar, për të rritur prodhimin e çelikut në 420,000 tonë/vit. Kürüm Iron u ngjit në vendin e 151-të në listën e "Top 500 Ndërmarrjeve industriale të Turqisë".
2009
“Kürüm Construction” transferohet. “Kürüm Iron” arriti një sasi prodhimi prej 297.445 ton me një rritje prej 2%. “Kosova e Re” festoi vitin e saj të 40-të në sektorin e sigurimeve. Në 10-vjetorin e themelimit të “Kurum International”, kompania blen pronësinë e fabrikave të Prodhimit të Çelikut në Elbasan, nga Ministria e Privatizimit të shtetit Shqiptar.
2010
Rinovohet plotësisht Fabrika e Petëzimit e “Kurum International” dhe kapaciteti i prodhimit arrin në 450,000 ton. Kështu kapaciteti total i petëzimit arrin në 700.000 ton/vit. Për më tepër, kompania sjell pajisjet e impiantit të skrap nga Gjermania për të rritur efiçiencën e energjisë dhe prodhimit në fabrikat e “Kurum International” për prodhimin e çelikut. Kürüm Iron rrit prodhimin e saj me 30%.
2011
“Kürüm Iron” dhe “Kurum International” arrijnë përmirësime të rëndësishme si në aspektin e prodhimit dhe të xhiros në krahasim me vitet e mëparshme. Në fabrikat e Elbasanit të “Kurum International”, ne fund te vitit vihet në funksion "Impianti i Përpunimit të Skrapit". Kürüm Iron ngjitet në vendin e 137-të në listën e "Top 500 Ndërmarrjeve industriale të Turqisë ".
2012
Kompania Kurum fillon proçesin e privatizimit të katër hidrocentraleve nga qeveria Shqiptare.

Faqja e pare  > Koorporata  > Historiku